Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia tërhiqet papritur nga konflikti i Sirisë

Rusia tërhiqet papritur nga konflikti i Sirisë
March 15
21:25 2016

Forcat ruse kanë filluar përgatitjet për të lënë Sirinë pas njoftimit të papritur të presidentit Vladimir Putin për t’u tërhequr. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dha urdhër për t’u tërhequr. Zyrtarët perëndimorë e pritën mirë këtë veprim duke menduar se qeveria e Sirisë, tashmë nën presion, mund të  angazhohet në bisedime. Bisedimet e paqes kanë si qëllim  zgjidhjen e konfliktit.

Rusia është aleati kyç i presidentit sirian Bashar al Assad dhe zyra e tij u përpoq të hedhë poshtë spekulimet  për probleme mes dy palëve.

Fushata ajrore ruse ka filluar vitin e kaluar duke ndihmuar qeverinë siriane të rimarrë territoret nga rebelët. Nuk ka detaje se si trupat dhe aeroplanët do të tërhiqen nga baza Hmeimim, por Ministria e Mbrojtjes njoftoi në një deklaratë se grupi i forcave ruse në Siri po zhvendoset tashmë në Federatën Ruse.

Putin ka thënë se baza mesdhetare e Hmeimim do të vazhdojë të operohet normalisht. Rusia prej kohësh kishte insistuar për bombardime ndaj grupeve terroriste, por kjo nuk është pranuar nga vendet perëndimore.

Në Gjenevë, bisedimet kanë pasur si qëllim dhënien fund të konflikteve të vazhdueshme. Në një bisedë telefonike midis Putinit dhe Barack Obamas është diskutuar situata në Siri dhe hapat e ardhshëm.  Ata bënë thirrje për një intensifikim të procesit për një zgjidhje politike të konfliktit.

Veprimi i Rusisë ka marrë mbështetjen nga diplomatët perëndimorë dhe opozita siriane. Një zyrtar i SHBA-së ka thënë se Uashingtoni është i inkurajuar nga lëvizja ruse.

 

Komento
Shperndaje