Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusi, arrestohet ministri i Ekonomisë

Rusi, arrestohet ministri i Ekonomisë
November 15
13:21 2016

Një arrestim në rangjet më të larta qeveritare në Rusi. Është vënë nën pranga ministri i Ekonomisë, Aleksey Ulykayev, pas akuzave ndaj tij se ka marrë 2 milionë $ ryshfet.

Akuza është ngritur nga komiteti hetues rus, pasi mendohet se ai ka kërkuar ryshfet për dhënien e një transaksioni për blerje nga kompania e naftës “Rosneft”.

Kujtojmë që disa vite më parë u arrestua kreu i opozitës ruse, ndërkohë që pak kohë më parë u vra në atentat lideri opozitar Boris Nemtsov e me kalimin e kohës autoritetet ruse janë vënë nën sulmin e grupeve të të drejtave të njeriut për mungesë të demokracisë dhe të fjalës së lirë në vend. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje