Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Trump është një rrezik global?

Pse Trump është një rrezik global?
March 17
11:10 2016

Sipas një studimi të “The Economist”, nëse  miliarderi dhe kandidati për president Donald Trump fiton zgjedhjet në Amerikë, ky do të jetë një nga rreziqet me të cilat do të përballet bota. “The Economist” ka një organ specifik, që me studime, i quajtur Njësia e Inteligjencës. Sipas kësaj njësie, edhe pse shanset që Trump të fitojë zgjedhjet janë më të vogla se të Hillary Clinton, ai mund të trazojë ekonominë globale dhe mund të shtojë rreziqet politike të sigurisë në SHBA. Studimi pohon se zgjedhja e Trump  si president përbën një rrezik të barabartë me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja apo me një përplasje të armatosur në detin e Kinës Jugore. Nga ana tjetër,  ka shumë pak detaje për politikat  e tij, duke qenë se ai i ndryshon vazhdimisht. Gjithashtu, ai barazohet me rrezikun në rritje të terrorizmit. “The Economist”  i vlerëson rreziqet në një shkallë nga 1 në 25 dhe Trump është në nivelin 12.

Shperndaje