Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia rinis “avazin” në SHBA

Policia rinis “avazin” në SHBA
March 22
14:29 2016

 

 

Një 25-vjeçare është qëlluar për vdekje ditën e sotme nga dy oficerë policie në shtetin e Virxhinias.
Në deklaratën e policisë thuhet se 25-vjeçarja, e quajtur India Beaty, është parë nga policët duke kërcënuar dikë me një armë zjarri dhe pas thirrjeve të policëve, u kishte atyre drejtuar armën. Për këtë arsye policët ishin detyruar ta qëllonin për vdekje.
Ata kishin thirrur ambulancën, por vdekja kishte qenë e menjëhershme. Kurse arma kishte rezultuar e rreme.

Familjarët e Indias shprehen: “Ajo ishte vajzë e zgjuar, tepër inteligjente. Nuk besojmë se do të mbante një armë. Reagimi i saj i vetëm mund të ishte “nuk është e vërtetë” dhe ta hidhte në tokë armën”.

Vrasja e Beaty vjen pas disa vrasjeve të tjera të perosnave me ngjyrë.

Policia rinis 'avazin' në SHBA

Etiketimet
Shperndaje