Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë në histori, ishulli i Hawaii-t mbulohet nga bora

Për herë të parë në histori, ishulli i Hawaii-t mbulohet nga bora
February 13
18:59 2019

Çdo dimër një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara mbulohet nga bora, madje dhe pjesa më e lartë e ishujve të Hawaii-t, për shembull malet Mauna Kea dhe Mauna Loa, të cilat kanë një lartësi prej 3962.4 metrash mbi nivelin e detit.

Por ditën e djeshme dhe sot, një dukuri e rrallë ka ndodhur pikërisht në Shtetin e Aloha-s, teksa reshjet e borës kanë mbuluar zonën e “Polipoli State Park” në Maui, e cila ndodhet në një lartësi 1889.76 metrash nga niveli i detit. Kjo është hera e parë në histori që një zonë kaq e afërt me detin, e cila gjatë gjithë vitit shfrytëzohet nga vendasit dhe turistët për të bërë plazh, preket nga reshjet e borës.

Të paktën kështu thotë Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA dhe konfirmon se temperaturat e ftohta e reshjet e borës do të vazhdojnë deri të premten. Për rezidentët, ka qenë hera e parë që shihnin vendin e tyre të mbuluar nga bardhësia e borës, e me këtë rast kanë bërë foto të tilla:

Ndërkohë për ekspertët, erërat e forta dhe këto reshje janë tregues e presionit më të ulët atmosferik në histori për Hawaii-n dhe një shenjë për pasojat që mund të ketë ndryshimi klimaterik.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje