Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parlamenti francez gati për të ndaluar ligjërisht punën jashtë orarit

Parlamenti francez gati për të ndaluar ligjërisht punën jashtë orarit
May 30
15:40 2016

E keni bezdi kur kontrolloni email-in e punës në fundjavë, pas punës apo në pushime? Epo, Franca është vendi i duhur për ju ku mund të punoni!

Reforma e punës në shtetin francez përmban një amendament, në të cilin thuhet se kompanitë me 50 apo më shumë punëtorë duhet të hartojnë dhe raportojnë politikat e tyre lidhur me nëpunësit, në mënyrë që të shmanget shpërndarja e punës në jetën private të punonjësit.

“Punonjësit e lënë zyrën fizikisht, por mendërisht jo”, – thotë BBC.  “Ata mbeten të lidhur me punën si një qen pas të zotit. Mesazhet, email-et etj., nuk bëjnë gjë tjetër vetëm kolonizojnë jetën individuale të punonjësit”.

“Është detyra ime për ta çuar para këtë reformë dhe për ta adaptuar tekstin në mënyrën më të mirë të mundshme”, – është shprehur kryeministri francez, Valls, duke premtuar votimin e reformës në dhomën e ulët të parlamentit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje