Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paragjykohej për vetullat e saj të trasha, sot është modele

Paragjykohej për vetullat e saj të trasha, sot është modele
November 16
12:16 2016

Një 17-vjeçare, e paragjykuar për një kohë të gjatë për shkak të vetullave të saj të trasha, sot është modele pikërisht për këtë arsye.

Natalia Castellar nga Porto Riko u ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e kritikonin, pas firmosjes së një kontrate me një agjenci mode.

“Jam paragjykuar për shumë kohë për shkak të vetullave të trasha e të gjata dhe shpeshherë kam menduar t’i depiloj ato”,- thotë ajo. Por tashmë Natalia shton se nuk i intereson çfarë mendojnë të tjerët për të, pasi ka zgjedhur të jetojë jetën e saj dhe ka nënshkruar një kontratë si modele vetëm sepse i ka vetullat të trasha.

Pavarësisht vetëbesimit të saj të lartë, ajo sërish sulmohet nga persona të ndryshëm në llogarinë e saj në Instagram, por thjesht i injoron ata dhe vijon rrugën e saj të suksesit. (Përkthyer nga 9gag). /Blitz.al/

natalia-1

natalia-2natalia-3

Komento
Shperndaje