Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama në Londër, diskutim mbi çështje të identitetit gjinor: Njerëzit mendojnë se zgjedhja e një presidenti të zi i zgjidh të gjitha

Obama në Londër, diskutim mbi çështje të identitetit gjinor: Njerëzit mendojnë se zgjedhja e një presidenti të zi i zgjidh të gjitha
April 24
11:30 2016

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, u bë pjesë e një diskutimi mbi çështje të tilla si: homoseksualiteti, të drejtat e transeksualëve dhe lëvizja “Black Lives Matter”.

Lidhur me lëvizjen e ndërmarrë në Amerikë për të shmangur dhunën policore racore, ai tha se ka qenë efektive, ndërsa duke iu drejtuar aktivistëve të lëvizjes “Black Lives Matter”, e cila shpërtheu pas incidenteve të herëpashershme të shkaktuara nga dhuna policore, presidenti i SHBA-ve tha se vlera e këtyre lëvizjeve qëndron fillimisht në të mbledhurit e një tryeze për të diskutuar se si problemi mund të zgjidhet. Teksa iu adresua çështjeve racore, ai apeloi për shmangien e vetëkënaqësisë, pavarësisht progresit të dukshëm.

“Një ndër rreziqet që mbart zgjedhja e një presidenti me ngjyrë, është se njerëzit mendojnë se kjo i zgjidh të gjitha”,- tha Obama. I pyetur lidhur me të drejtat e transeksualëve, ai tha se nuk mund të bëjë shumë, për shkak edhe të ligjeve të miratuara në vende si Karolina e Veriut apo Misisipi.

Gjatë vizitës në Londër, Obama, ndër të tjera, vizitoi teatrin “Globe” në Londër në kuadër të 400-vjetorit të vdekjes së Shekspirit dhe u takua me pjesëtarët e familjes mbretërore.

Komento