Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse Donal Trump fiton “luftën”…

Nëse Donal Trump fiton “luftën”…
March 17
16:23 2016

Gara për Shtëpinë e Bardhë mes republikanëve dhe demokratëve tashmë është kthyer në një “luftë” të ashpër. Nga njëra anë është kampi i Hillary Clinton dhe në tjetrën ai i Donald Trump, pretendenti kryesor i Partisë Republikane. Deklaratat e këtij të fundit kanë tronditur opinionin publik amerikan e më gjerë dhe kanë nxitur debate e reagime të shumta.

Reagimi i radhës ndaj deklaratave të Trump është nga guvernatori i shtetit të Kalifornisë në SHBA, Jerry Brown.
“Nëse Trump do të bëhet ndonjëherë president, atëherë do të na duhet të ndërtojmë një gardh rrethues përreth shtetit tonë, për t’u mbrojtur nga pjesa tjetër”,- tha ai.

Guvernatori ka shtuar se ishte thjesht një shaka, por gjithsesi e ka një bazë. Trump ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së mandatit do të ndërtojë një gardh të pakalueshëm përgjatë kufirit meksikan dhe do të detyrojë shtetin meksikan të paguajë të holla për këtë. Ndryshe nga Trump, Brown është mbështetës i emigracionit dhe teoria e gardheve për të është jonjerëzore.

Komento
Shperndaje