Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moshatarët i vënë litarin në fyt 12-vjeçares. Shihni pasojat!

Moshatarët i vënë litarin në fyt 12-vjeçares. Shihni pasojat!
June 17
19:32 2016

 

Diskriminimi racial është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Teksas, SHBA, pasi një vajzë 12-vjeçare me ngjyrë është lidhur prej fyti me litar dhe është tërhequr nëpër tokë nga bashkëmoshatarët e saj, të cilët çuditërisht ishin të bardhë.

Kjo ka ndodhur gjatë kampingut, ku të vegjlit po luanin me litar dhe vajza me iniciale K.P. ka kaluar pranë tyre, duke mos ditur se ç’po e priste.

Menjëherë moshatarët e tjerë i  janë qepur pas duke i vënë edhe litarin në fyt dhe duke e rrëzuar në tokë. Përveç faktit që litari ishte shtrënguar fort, aq sa i ka shkaktuar edhe shenjat në foto, fëmijët e tjerë kanë filluar ta tallin e ta gjuajnë.

Pas kësaj, K.P. i është drejtuar drejtorisë së shkollës. Mësuesit jo vetëm që nuk kanë marrë masa kundrejt përgjegjësve për këtë ngjarje, por përkundrazi nuk kishin denjuar as të vinin në dijeni prindërit e vajzës.

Prokuroria e Shtetit ka ngritur tashmë padi kundrejt institucionit, pasi rasti i vajzës nuk është i pari që nxënësit hasin “bullizëm” dhe tallje në atë institucion. Vlera e shumës që drejtori dhe institucioni duhet të paguajnë është plot 3 milionë $.

Etiketimet
Shperndaje