Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbante parullën kundër homoseksualëve: “Ju meritoni të përdhunoheni”. Goditet me shkop bejsbolli

May 29
17:54 2016

Herën tjetër që do të mundoheni të shprehni hapur dhe të impononi mendimin tuaj kundër fenomeneve si homoseksualiteti, mendohuni dy herë.

Dean Saxton, predikues në Arizona të SHBA-së, është goditur me një shkop bejsbolli nga Tabitha Brubaker, një 19-vjeçare, anëtare e komunitetit LGBT. Goditja ka ardhur si pasojë e shprehjeve që Saxton përdori teksa ishte jashtë ambienteve të gjimnazit të zonës.

Sipas ABC15, ai kishte përdorur një gjuhë urrejtjeje kundrejt homoseksualëve dhe transgjinorëve, madje mbante edhe parulla: “Ju meritoni të përdhunoheni”.

Edhe pse Brubaker e të tjerë e paralajmëruan të largohej nga ambientet e shkollës, ai nuk pranoi, ç’ka bëri që shumë shpejt të vinte edhe goditja me shkop.

E gjitha është e regjistruar në videon më poshtë:

 

 

Etiketimet
Shperndaje