Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marrëveshja e vizave me Turqinë rrit riskun e sulmeve terroriste

Marrëveshja e vizave me Turqinë rrit riskun e sulmeve terroriste
May 17
11:42 2016

Nga një raport më i fundit i Bashkimit Europian, rezulton se marrëveshja e vizave e nënshkruar me Turqinë do të rrisë rrezikun për prekjen nga sulmet terroriste. Terroristët kanë më shumë gjasa që të hyjnë në Europë si rezultat i një marrëveshje të diskutueshme që i lejon shtetasit turq të udhëtojnë në të gjithë kontinentin pa viza.

Në raportin e Komisionit Europian theksohet se terroristët e huaj apo grupet kriminale mundet që të sigurojnë pasaporta turke për të arritur më shpejt në Europën kontinentale, në rast se programi i vizave hyn në fuqi.
Ish-kreu i MI6 (Secret Intelligence Service), Sir Richard Dearlove, paralajmëroi se vendimi për t’i mundësuar Turqisë udhëtimin pa viza është sa “pervers”, “si t’i hedhësh benzinë zjarrit”. Sipas tij, në rast se BE nuk arrin të përballojë migrimin, do i duhet të përballet me një “kryengritje”.

Etiketimet
Shperndaje