Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Londër, trami del nga shinat, 7 të vdekur

Londër, trami del nga shinat, 7 të vdekur
November 10
12:15 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin britanik, Londër, ku një tram ka dalë nga shinat duke shkaktuar vdekjen e 7 personave, ndërkohë që 7 të tjerë janë çuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia londineze shoqëroi për disa orë në polici drejtuesin e tramit, me dyshimin se mund të ishte shkaktari i aksidentit, por pas marrjes në pyetje e ka lënë të lirë atë.

Incidente të tilla janë të rralla në Europë, megjithatë muajt e fundit janë bërë disa të tilla. Kujtojmë para 2 muajsh, një tren që doli nga shinat ne Gjermani shkaktoi vdekjen e disa personave. /Blitz.al/

londer

Komento
Shperndaje