Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush fshihet pas protestave të dhunshme në SHBA?

Kush fshihet pas protestave të dhunshme në SHBA?
November 11
15:08 2016

Beteja për Shtëpinë e Bardhë duket se nuk ka përfunduar akoma, edhe pse nga zgjedhjet elektorale fitues doli Donald Trump.

Kudo nëpër rrugët e shteteve të ndryshme të SHBA-ve kanë shpërthyer protesta me parulla: “Nuk është presidenti im!” dhe kërkohet që votuesit e zgjedhur prej tyre të votojnë për Hillary Clinton në Kolegjin Elektoral.

Por kush fshihet në të vërtetë pas atyre që supozohen të jenë protesta popullore?

MoveOn.org, një organizatë liberale, e cila është shpërndarë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fshihet pas këtyre protestave, të cilat po kthehen në demonstrata të dhunshme. MoveOn.org financohet nga miliarderi George Soros, i cili është një përkrahës i Clinton dhe kundërshtar i Trump-it.

Që Soros fshihet pas protestave në SHBA është kuptuar nga statusi i organizatës në Facebook, ku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë për t’u bashkuar kundër Trump-it. Aty, Donald Trump është cilësuar si një racist, ksenofob, islamofob dhe i çmendur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje