Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryetari i bashkisë së New York-ut: Hillary Clinton, “themeluese” e ISIS-it

Kryetari i bashkisë së New York-ut: Hillary Clinton, “themeluese” e ISIS-it
March 24
17:34 2016

Rudy Giuliani, kryetar i bashkisë së New York-ut, ka deklaruar se Hillary Clinton mund të cilësohet si një nga themelueset e shtetit islamik ISIS.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një intervistë për Fox News, kur u pyet rreth sulmeve në Bruksel dhe përgjigjes së administratës së Obamës ndaj sulmeve terroriste.

“Ajo kishte mundësinë të rreshtonte tërë botën kundën ISIS-it, por jo, ajo e ndihmoi ISIS-in të ngrihet. Si? Duke qenë në krye të një administrate që u tërhoq nga Iraku duke lënë kryeministrin Nouri al-Maliki të shkatërronte vendin, pra duke detyruar shiitët të bënin një zgjedhje. Duke qenë pjesë e një administrate që nuk ndërhyri në kohë në Siri. Duke qenë pjesë e një administrate që bëri vetëm 12 vija në rërë”,- tha ai.

Deklarata e Giuliani-t erdhi pas premtimeve të Hillary Clinton se do të zhdukte ISIS-in dhe do të parandalonte sulme terroriste në SHBA.