Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krokodili tërheq brenda në liqen një 2-vjeçar

Krokodili tërheq brenda në liqen një 2-vjeçar
June 15
12:18 2016

Autoritetet në Florida kanë bërë të ditur ditën e sotme se një fëmijë 2-vjeçar është tërhequr nga një aligator (krokodil) në liqenin “Seven Seas Lagoon”.

Familja e vogëlushit po pushonte në plazhin e resortit “Walt Disney’s Grand Floridian Resort & Spa”, kur krokodili kishte dalë nga uji, duke sulmuar kështu 2-vjeçarin e duke e tërhequr brenda në liqen.

Sipas sherifit të zonës, Jerry Deming, policia e Floridas po vazhdon kërkimet në liqen që prej orëve të para të mëngjesit, kërkime të cilat akoma nuk dhënë rezultat. Ai ka shtuar se në eksperiencën e tij prej 35 vitesh është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në këtë zonë.

Ndërkohë, CNN raporton se një numër i madh forcash policore dhe mjetesh, të cilat po përdoren për të kërkuar 2-vjeçarin, gjenden në vendngjarje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje