Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkoi heqjen e fotos, ja ç’ndodh! Një mësim i mirë për ministrin

Kërkoi heqjen e fotos, ja ç’ndodh! Një mësim i mirë për ministrin
May 04
14:09 2016

...

...
Picture 1 of 8

Peter Dutton, anëtar i Partisë Liberale dhe aktualisht ministër i Emigracionit në Australi, ka marrë një mësim të mirë nga mediat sociale. Shkak është bërë një foto e tij, e cila në kundërshtim me çfarë u kërkua, u shndërrua në virale.

Gjatë një konference për shtyp të martën, ku ai foli lidhur me krizën e refugjatëve dhe vetëvrasjen e refugjatit 21-vjeçar, ministri “ra pre” e një fotografie paksa ndryshe. Fotoja është publikuar në rrjetin social Twitter nga korrespondentja Stephanie Peatling, e cila i ka bashkangjitur edhe një koment tallës. Menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje, ajo është kontaktuar nga zyra e ministrit, e cila i ka kërkuar të fshijë imazhin e postuar. Këtë kërkesë të zyrës së Dutton, korrespondentja e ka publikuar gjithashtu në Twitter, çka është bërë fillesa e shndërrimit të fotos në virale.

Fotoja e ministrit ka rënë pre e modifikimeve qesharake të postuara nga njerëz të ndryshëm. Ky ka qenë një mësim i mirë për ministrin. Ai tashmë duhet të ketë kuptuar që nuk duhet të tregosh nëpër mediat sociale se ç’duhet bërë, pasi ka të ngjarë të ndodhë e kundërta.

Komento
Etiketimet
Shperndaje