Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katër studentë akuzohen për përdhunimin e një vajze në kolegj, prokuroria i lë të lirë

Katër studentë akuzohen për përdhunimin e një vajze në kolegj, prokuroria i lë të lirë
April 11
20:12 2016

Leo Mahon dhe Patrick Foster, 22 vjeç , Thady Duff 20 dhe James Martin studionin në Universitetin Bujqësor  (RAU) në Cirencester, Gloucestershire.

Studentët e këtij kolegji prestigjioz në Britani janë akuzuar për përdhunimin e një vajze në ballon  vjetore të vitit 2014.  Ky rast është shtyrë nga prokuroria për mungesë provash dhe është hapur përsëri duke thënë se kishte pasur prova vendimtare.

Por prokuroria nuk ka dhënë asnjë dëshmi dhe ka vendosur ta mbyllë çështjen. Avokatët e katër djemve kanë akuzuar policinë dhe prokurorët për mënyrën si e trajtuan çështjen dhe vonesën e gjykimit. Nëna e njërit prej të pandehurve ka përshkruar eksperiencën e tmerrshme që kanë kaluar, pasi ka qenë një pritje shumë e gjatë. Të katër djemtë u pezulluan nga shkolla. Një zëdhënës i prokurorisë ka thënë se nuk ka pasur prova mjaftueshëm dhe ka refuzuar të flasë më shumë se kaq. Si provë materiale ka qenë vetëm një video pornografike, e cila ishte shumë e shkurtër për t’u parë.

Avokati dhe familjarët janë të indinjuar për faktin se nuk marrin përgjigje pse çështja u zgjat 2 vjet kur nuk kishte prova për t’i dënuar.

Etiketimet
Shperndaje