Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja sa i kushton terrorizmi ekonomisë europiane

Ja sa i kushton terrorizmi ekonomisë europiane
March 28
17:57 2016

Sulmet terroriste, përveçse shkaktojnë humbje të mëdha në njerëz, përhapje të panikut, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ekonominë e një vendi.

Shifra të sakta nuk mund të përcaktohen, ama për të provuar të kuptohen dëmet që i vijnë ekonomisë nga terrorizmi, mjafton të shkosh në Turqi, vend i cili vetëm gjatë këtij fillimviti pësoi 4 sulme. Pas sulmit në Stamboll në janar të këtij viti, ekspertët llogaritën afërsisht 8 miliardë dollarë më pak të futura në vend!

Po ashtu, edhe “fatura” që u pagua pas sulmeve të Parisit më 13 nëntor të 2015-s ishte shumë e lartë! Sipas analistëve, në 4 muajt në vazhdim vetëm nga hotelet humbi një shifër rreth 270 milionë euro.

Gjithsesi, sipas dëshmive të turistëve nga vende të ndryshme të botës, ata nuk kanë ndërmend të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

“Frika mund të na ndalojë përkohësisht. Po me kalimin e kohës besoj se njerëzit do të kuptojnë se duhet të jetojnë jetën e tyre, duke vazhduar përpara me përditshmërinë dhe mendoj se të gjithë turistët kështu do të bëjnë,” – shprehet një turist amerikan.

Rastet e ngjashme të viteve më parë flasin për një forcim të ekonomisë, pas një periudhe të caktuar pas sulmeve. Nëse pas 11 shtatorit të famshëm, hoteleve të Nju Jorkut iu deshën thuajse 3 vite për të marrë veten, në Madrid pas sulmeve në vitin 2004 hotelet u ringritën pas 12 muajve.

Logjikisht, sipas ekspertëve, e njëjta gjë do të ndodhë edhe pas sulmeve të fundit të Brukselit; pritet një periudhë e shkurtër rënieje të ardhurash, për t’u ringritur disa muaj më vonë!