Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italia kërkon 20 bilionë $ borxh

Italia kërkon 20 bilionë $ borxh
December 20
14:52 2016

Qeveria italiane do të kërkojë nga Parlamenti që të miratojë marrjen e një borxhi prej 20 bilionë $, për të ndihmuar disa prej bankave më të rëndësishme për të mos falimentuar.

Banka më e rrezikuar është “Monte dei paschi di Siena”, e treta nga kapitali dhe banka më e vjetër nga historia.

Për momentin nevojitet që kapitali i kësaj banke të shtohet me të paktën 5 milionë $.

Qeveria e sapozgjedhur e Paolo Gentilionit ndodhet nën presionin e investitorëve të huaj pikërisht sepse kapitalet janë ngrirë dhe bankat ndodhen në vështirësi financiare.

Nga kapitalet e munguara të bankave italiane preken edhe emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje