Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, polici vret gruan, 2 vajzat dhe veten

Itali, polici vret gruan, 2 vajzat dhe veten
November 02
12:27 2016

Një krim i rëndë në familje ka tronditur opinionin publik italian. Agjenti i policisë italiane ka vrarë gruan e dy vajzat, 10 e 14 vjeç, në fund ka ekzekutuar edhe veten.

Krimi ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, në Genova, ku 47-vjeçari Mauro Agrosi, me armën e tij të punës, ka qëlluar familjen e tij duke i lënë të vdekura të tria, më pas ka marrë në telefon kolegët e tij duke u thënë: “Ejani! E keni derën hapur. I vrava të gjithë”, – raporton “Corriere della Sera”.

Kolegët e Agrosi-t thanë se pak çaste para se të hapnin derën kanë dëgjuar të shtënën e fundit, pasi autori i vrasjeve ka pritur kolegët deri sa shkuan te dera e shtëpisë e më pas ka kryer vetëvrasjen.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por Agrosi kishte lënë edhe një letër ku shkruante: “Kishim shumë probleme të pakapërcyeshme. Preferoj t’i marr me vete”.

Hetuesit thanë se Agrosi kishte përdorur një jastëk para pistoletës kur kreu vrasjet, për të mos u dëgjuar zhurmat.

Nuk është hera e parë që Genova preket nga ky lloj krimi. Para 13 vitesh, një tjetër karabinier vrau gruan dhe 2 djemtë e vegjël, më pas veten, sepse nuk pranonte ndarjen nga bashkëshortja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje