Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania do të paguajë qytetarët e saj për të përdorur energji elektrike

Gjermania do të paguajë qytetarët e saj për të përdorur energji elektrike
June 23
17:41 2016

Teksa gjysma e botës po përpiqet të bindë ligjvënësit dhe tërë industrinë të vërë në përdorim energjinë e përtëritshme: ujin, erën dhe energjinë diellore, Gjermania po ecën me hapa gjigantë në këtë aspekt.

Ajo jo vetëm që e po e vë në praktikë teorinë e energjisë alternative, por edhe po stimulon popullin e saj për ta përdorur kundrejt një pagese. Po, po, kundrejt një pagese! Gjermanët që do të përdorin këtë energji do të marrin (jo japin) një pagesë mujore.

Kjo vjen si pasojë e mbifurnizimit me energji elektrike pasi Gjermania prodhon 55 gigawat energji elektrike nga 63 gigawat në tërësi, pra 87% e energjisë që mund të kërkojë një shtet për t’u furnizuar minimalisht.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se në vitin 2050, i gjithë shteti do të kalojë në prodhimin e energjisë alternative.

Komento
Etiketimet
Shperndaje