Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fytyra e re që do të zëvendësojë presidentin amerikan në kartëmonedhën 20$

April 27
18:58 2016

Pak kohë më parë, qeveria e SHBA-së hapi sondazhin për të votuar dhe, sigurisht, për të sugjeruar emrat që do të zëvendësonin disa nga fytyrat aktuale në kartëmonedhat 5$, 10$ dhe 20$.

Burime për “Politico” thonë se sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të lajmërojë ditën e mërkurë se Harriet Tubman, e njohur për lëvizjet e saj kundër racizmit dhe skllavërisë shekuj më parë, do të zëvendësojë imazhin e presidentit Andrew Jackson, i cili është në kartëmonedhën 20$-ëshe. Kjo “reformë” në “fletushkat” amerikane bëhet për të nderuar ata që luftuan kundër paragjykimeve me bazë ngjyre dhe racizmi.

Persona që kanë luftuar për të drejtat e njeriut në SHBA do të kenë vend edhe në kartëmonedhat 5$ dhe 10$.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje