Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump president, shpërthejnë protestat në Kaliforni

Donald Trump president, shpërthejnë protestat në Kaliforni
November 09
15:05 2016

Zgjedhja e kandidatit republikan për president, Donald Trump, nuk është pritur mirë nga banorët e Kalifornisë Veriore, të cilët kanë vërshuar në rrugë për të kundërshtuar rezultatet e votimit.

Sipas KTVU, rreth 100 protestues janë mbledhur në Oakland dhe kanë kërcënuar se do të bllokojnë rrugët kryesore duke ngritur barriera. Protestuesit u shpërndanë më pas nga policia, duke lënë të plagosur një grua.

SF Gate raportoi se policia ka mbyllur autostradën 24 dhe është bërë i pamundur kalimi aty sepse protestuesit i kanë vënë flakën disa automjeteve që ndodheshin në rrugë.

Protestues janë parë edhe në Berkeley, duke thirrur: “Nuk është presidenti im!”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje