Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump: “Do të rihap çështjen e 11 shtatorit”

Donald Trump: “Do të rihap çështjen e 11 shtatorit”
November 10
18:12 2016

Ardhja e Donald J. Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shoqëruar edhe me deklarata bombë nga biznesmeni, tashmë politikan.

“Mbi të gjitha, investigimi origjinal i 11 shtatorit të vitit 2001 është një katastrofë e vërtetë”, – ka deklaruar Trump para mbështetësve të tij. “Si është e mundur që dy aeroplanë të shkatërrojnë 3 ndërtesa gjigante? Nuk kam lexuar asnjë rresht në dokumentin prej 585 faqesh për Building 7, i cili u rrëzua në të njëjtën ditë me Kullat Binjake”.

Ai nuk ka kursyer as paraardhësit e tij, njëri prej të cilëve ish-presidenti Bush, të cilët sipas Trump-it duhet të përgjigjen për ato që kanë lejuar.

Ideja e Trump-it është shprehur edhe më parë gjatë fushatës dhe madje është mbështetur nga senatori Bob Graham, i cili ka thënë se gjatë gjithë viteve të hetimit nuk ka gjetur kurrë një faqe të vetme ku thuhej se qeveria e Arabisë Saudite është e përfshirë në aktin terrorist. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje