Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti australian vret dhe konsumon pjesë nga elefanti

June 01
18:35 2016

Robert Borsak, një politikan me emër në Australi, ka treguar, në një diskutim me median dhe shoqërinë civile mbi mbrojtjen e gjuetisë së kafshëve në kontinentin e largët, se dikur ka vrarë një elefant, madje ka konsumuar disa pjesë nga kafsha.

“Elefantët janë goxha të shijshëm dhe janë të gjuajtur në një program të qëndrueshëm dhe me përfitime të shumta në të ardhura”, – ka thënë Borsak për “Herald Sun”.

Ai gjithashtu ka kritikuar presidentin Obama për embargon e produkteve nga elefantët duke thënë se kjo ka nxitur kontrabandën e këtyre produkteve.

Gjuetia e elefantëve ka shkaktuar mbi 30,000 elefantë të vrarë në kontinent, gjë që ka bërë që shkencëtarët të parashikojnë zhdukjen e këtyre kafshëve në vitin 2020.

Etiketimet
Shperndaje