Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cifti kinez e shesin fëmijën për 2500 euro në këmbim të një Iphone-i!

Cifti kinez e shesin fëmijën për 2500 euro në këmbim të një Iphone-i!
March 10
17:00 2016

Një burrë kinez është arrestuar sepse ka shitur online fëmijën e tij 18 muajsh në këmbim të një telefoni iPhone të ri.

Fujian Province, përdori rrjetet sociale për të shitur vajzën e tij për 2500 euro që të blinte një telefon ose një motoçikletë. Ky I fundit gjeti një blerës  pasi harxhoi shumë kohë nëpër chat-e online ku shiten e blihen produkte të ndryshme.

Cifti, ishin 19 vjeç kur lindën vajzën e tyre dhe që prej fillimit të lidhjes kishin shumë vështirësi ekonomike.

Mamaja e vajzës është shprehur se ajo vetë ka qenë e adoptuar dhe shumë fëmijë të tjerë kanë gjetur lumturinë duke jetuar nëpër familje që kanë mundësi ti rrisin këta të fundit shëndetshëm.

Blerësi, nga ana tjetër, e bleu fëmijën e këtij çifti për motrën e tij. Momentalisht fëmija po mbahet nga blerësit derisa të ketë një tjetër lajmërim nga gjykata.

Ndërkohë babait të fëmijës I është konfirmuar 3 vite burg dhe nënës 2 vite e gjysëm.

Komento
Shperndaje