Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bob Dylan braktis çmimin Nobel në Letërsi

Bob Dylan braktis çmimin Nobel në Letërsi
December 11
10:24 2016

Mbrëmjen e djeshme u organizua ceremonia e dhënies së çmimeve Nobel. Ashtu siç ishte lajmëruar, fituesi i këtij viti për Nobelin në Letërsi, Bob Dylan, ka munguar në ceremoninë e organizuar si përherë në Stockholm të Suedisë.

Megjithatë, muzika e tij nuk mungoi, pasi ajo u luajt dhe vargjet e tij u recituan nga të tjerë të pranishëm.

Ambasadorja amerikane në Suedi përcolli për të pranishmit letrën e Dylan, ku ai shkruante: “Më vjen keq që nuk jam me ju sot për të marrë një çmim kaq prestigjioz. Nuk e imagjinoja kurrë se mund ta fitoja. Që i vogël kam lexuar veprat e disa shkrimtarëve si Kipling, Shaw, Thomas Mann, Pearl Buck, Albert Camus, Hemingway. Veprat e tyre përherë më kanë lënë një përshtypje të thellë. Fakti që sot i bashkohem atyre është emocion që nuk mund të përshkruhet me fjalë”,- shkruante Dylan.

Pak kohë më parë, kur u zyrtarizuan çmimet Nobel, Dylan tha se nëse dikush do t’i thoshte se kishte shansin më minimal për të fituar këtë çmim do t’i thoshte se më tepër mundësi kishte të qëndronte në Hënë sesa të fitonte këtë çmim. /Blitz.al/

dylan

Komento
Shperndaje