Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bllokoi djalin 12-vjeçar në makinë dhe shkoi në palestër, arrestohet nëna e papërgjegjshme

Bllokoi djalin 12-vjeçar në makinë dhe shkoi në palestër, arrestohet nëna e papërgjegjshme
April 13
11:04 2016

Një nënë në Albuquerque, qyteti më i madh i New Mexico-s, është vënë në prangat e policisë lokale. Shkak është bërë fillimisht pakujdesia e treguar haptazi dhe abuzimi me të birin. 33-vjeçarja Lucila Gonzalez la djalin 12-vjeçar dhe qenin brenda makinës dhe shkoi në palestër. Ishte menaxheri i palestrës ai që lajmëroi policinë për një djalë dhe një qen të bllokuar brenda një makine.

Efektivët e policisë vunë në pranga nënën 33-vjeçare, pavarësisht se 12-vjeçari deklaroi që gjatë kohës që qëndronte në makinë, lexonte. Ajo qëndroi rreth dy ditë në paraburgim, deri në përballje me gjykatësin të mërkurën. Në seancën gjyqësore ndaj saj, u vendos që 33-vjeçarja Gonzalez të takojë të birin vetëm në prani të babait të tij.

Disa rrethana të tjera e rëndojnë edhe më tepër situatën, nëse merret në konsideratë fakti se nëna abuzuese drejtonte mjetin me licencë të pezulluar dhe veç kësaj, i biri 12-vjeçar nuk mund të hapte derën kur policët kërkuan ta merrnin në pyetje. Kjo për shkak se nëna e tij e kishte parë të nevojshme ta mbyllte brenda e të merrte çelësat me vete.

Tashmë ajo po përballet me akuzën e abuzimit me fëmijën, pas pakujdesisë së shfaqur haptazi. Edhe pse ka edhe nga ata që mendojnë se ky është një vendim i tepruar, pasi një fëmijë 12 vjeç është mjaftueshëm i rritur sa të qëndrojë vetëm në makinë pa qenë i rrezikuar.

Etiketimet
Shperndaje