Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bllokohet nga Facebook, artistja që i ‘zvogëloi’ penisin Donal Trump

Bllokohet nga Facebook, artistja që i ‘zvogëloi’ penisin Donal Trump
March 12
09:41 2016

Një artiste feminist është ndaluar përfundimisht nga Facebook, të ketë një llogari në rrjetin social, për shkak të postimeve të shumta të vizatimeve që ai i ka bërë Donald Trump, me disa ndryshime të vogla.

Piktura është quajtur ‘Bëje Amerikën Madhështore Përsëri”, dhe artisti, Illma Gore, ka vendosur të paraqesë në të kandidatin republikan për president, Donald Trump, nisur kjo nga thënia e tij: “Ti mund të jesh një penis i madh, pavarësisht asaj që ke në pantallona.”
Ajo e bëri publike mjeshtërinë e saj pak javë më parë në faqen e saj zyrtare e më pas e postoi në një grup feminist. Dhe në 10 Shkurt, ajo merr njoftimin se llogaria e saj është nën administrimin e Facebook.
Kur ajo iu rikthye sërish llogarisë së saj, Gore e postoi përsëri pikturën dhe u ‘përzu’ menjëherë nga rrejti social.
Ajo mori një njoftim se ajo është përjashtuar vetëm 13 orë, por sipas të dhënave të motherboard, ajo është e ndaluar për ditë të tëra.
Kushtet e privatësisë së Facebook nuk lejojnë postime me përmbajtje pornografie, edhe nëse postimi përmban një pikturë nudo të Trump me ‘micropenis’.

Kërkesave të Gore për t’iu rikthyer Facebook nuk iu është përgjigjur askush.

 

 

Bllokohet nga Facebook, artistja që i 'zvogëloi' penisin Donal Trump

Komento
Shperndaje