Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha, portieri ideal në Itali

Berisha, portieri ideal në Itali
November 22
14:18 2016

Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Etrit Berisha, prej disa ndeshjesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve të tij fantastike me klubin e Atalantës.

I larguar në merkaton e verës nga Lazio, ku nuk kishte hapësirat që ai dëshironte, Etriti tashmë prej disa ndeshjesh ka blinduar portën bergamaske.

Këtë javë, “Gazzeta dello sport”, një prej më prestigjiozeve në Itali, e ka përfshirë atë në formacionin ideal të javës.

Kujtojmë që Atalanta mundi Romën këtë javë 2-1. Edhe pse pësoi një gol në këtë takim, Berisha ka disa ndeshje ku nuk ka pësuar asnjë gol, duke ndihmuar ekipin e tij të jetë tashmë në zonën Europa League në kuotën e 25 pikëve.

Le të shpresojmë në një gjendje të mirë në vijimësi të Etritit, pasi me Kombëtaren ka pasur mangësi dhe mediat së fundmi përmendin edhe emrin e Tomas Strakoshës, portierit të dytë të Lacios, si zëvendësuesin e tij në portën e ekipit kombëtar.  /Blitz.al/

berisha

Komento
Shperndaje