Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkia japoneze mbyll gropën 30 metra në mes të qytetit për… 2 ditë!

Bashkia japoneze mbyll gropën 30 metra në mes të qytetit për… 2 ditë!
November 15
16:10 2016

Një gropë e madhe plot 30 metra u hap ditën e shtunë në bulevardin kryesor të qytetin japonez Fukuoka, duke penguar kështu qarkullimin e rregullt të automjeteve të ndryshme dhe transportit publik.

Duke treguar fuqinë punëtore që karakterizon popullin japonez, njësia administrative e qytetit organizoi të gjithë punëtorët e saj dhe pas dy ditësh e gjithë gropa ishte mbyllur.

Kryetari i Bashkisë së Fukuoka-s ka thënë për mediat se ajo pjesë e tokës është tashmë 30 herë më e fortë dhe grupi i ekspertëve e inxhinierëve janë përpjekur që baza e nëntokës të jetë më e qëndrueshme se kurrë më parë.

Ja ç’do të thotë të kesh vullnet për punë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje