Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avioni bën ulje emergjente, foshnja 2 muajshe ndërron jetë në aeroport

Avioni bën ulje emergjente, foshnja 2 muajshe ndërron jetë në aeroport
September 23
16:25 2016

Një foshnje 2 muajshe që vuante nga sëmundja e zemrës është përkeqësuar në bordin e avionit teksa ishte duke fluturuar me prindërit e tij.

“IndiGo”, që ishte nisur nga qyteti i Indisë, Kolkata, drejt qytetit tjetër Bengaluru, u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të situatës të krijuar në bord.

Pas uljes emergjente në Shanti Nagar, prindërit nxituan të shpëtonin fëmijën e tyre, por pavarësisht përpjekjeve foshnja nuk mundi të mbijetojë.

Avioni priti një përgjigje nga familjarët nëse do të riktheheshin në bord, por pas lajmit për vdekjen e foshnjës u largua. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje