Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autoritetet nisin hetimet për prindërit e 4-vjeçarit që ra në moçalin e gorillës

Autoritetet nisin hetimet për prindërit e 4-vjeçarit që ra në moçalin e gorillës
June 01
18:49 2016

Edhe pse askush nuk di të thotë se si djali 4-vjeçar përfundoi pranë gorillës, policia e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë hapat e nevojshme për të hetuar dy prindërit e vogëlushit, sidomos të ëmën, e cila ndodhej pranë fëmijës kur ai rrëshqiti duke rënë në moçal.

Departamenti i Agrikulturës në SHBA ka deklaruar se kopshti zoologjik ishte në përputhje me të drejtat e kafshëve dhe me legjislacionin amerikan për funksionimin e kopshtit, prandaj faji nuk mund të bjerë mbi kopshtin e Cincinnat-it.

Julie Wilson, zëdhënëse e prokurorisë, ka deklaruar për CNN se afati i hetimeve është i papërcaktuar dhe se prindërit do të hetohen në gjendje të lirë, pa i rënduar me akuza. Kjo deri në momentin që provat se faji ka qenë i tyre do të evidentohen.

Komento
Etiketimet
Shperndaje