Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet themeluesi i “Wikileaks”, ishte strehuar për 7 vite në ambasadë

Arrestohet themeluesi i “Wikileaks”, ishte strehuar për 7 vite në ambasadë
April 11
14:37 2019

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange ishte strehuar në ambasadë shtatë vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me akuzën e një sulmi seksual.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno tha se e tërhoqi azilin e Assange pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.

“Në një vend sovran, Ekuadori tërhoqi statusin e azilit nga Julian Assange pas shkeljeve të tij të përsëritura ndaj konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të jetës së përditshme”.- u shpreh ai.

“Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e saj dhe oficerët e policisë për profesionalizmin. Askush nuk është mbi ligjin.”-u shpreh sekretati i brëndshëm i Britanisë së madhe.

Ndërkohë nga ana tjetër, WikiLeaks ka shkruar në “Twitter” se Ekuadori ka vepruar në mënyrë të paligjshme për përfundimin e azilit politik të  Assange duke vepruar  “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Assange, 47 vjeç, kishte refuzuar të largohej nga ambasada, duke pretenduar se ai do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u marrë në pyetje për aktivitetet e Wikileaks.

Aktualisht, Assange ndodhet në paraburgim në një komisariat të policisë në Londër, ku do të qëndrojë përpara se të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së “Westminster”.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan tha se arrestimi erdhi si rezultat i një “dialogu të gjerë midis dy vendeve tona.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje