Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

24 vite burg për mamanë “mostër”

April 11
14:57 2016

...

...
Picture 1 of 2

 

Kathryn Smith është dënuar me 24 vite burg nga gjykata e Staffordshire me akuzën e vrasjes dhe keqtrajtimit të vajzës së saj 21 muajshe, Ayeeshia Jane. Bashkë me të është dënuar edhe ish-partneri i saj, Matthew Rigby, me 3 vite e 6 muaj burg me akuzën se ka lejuar keqtrajtimin brutal të  një të miture.

Kathryn rrahu vajzën e saj Ayeeshia deri në vdekje për shkak të një grindjeje që pati me ish-partnerin e saj. Rrahja ndodhi pak muaj pasi Ayeeshia iu rikthye mamasë  biologjike, sepse vajza u  mor nga shërbimet sociale për shtatë muaj, duke e rikthyer vetëm 3 muaj para vrasjes, me arsyetimin se Smith ishte penduar dhe kishte premtuar një sjellje të mirë. Gjë që nuk ndodhi, pasi fëmija është parë shpesh të kërkojë në plehra ushqim për të ngrënë dhe shëndeti i saj ishte përkeqësuar goxha pas rimarrjes në kujdestari nga e ëma. Këto fakte i ka bërë të ditur edhe kumbara e Ayeeshia-s e cila deklaron: “E kam parë AJ (Ayeeshia Jane) të merrte ushqim nga koshi i plehrave dhe e kam pyetur Kat pse e bën këtë, por nuk më ka kthyer përgjigje. Por pse një fëmijë do të merrte ushqim nga koshi po të mos ishte i uritur?”

Por çështja e Ayeeshia-s nuk është mbyllur akoma sepse ajo nuk ka ende një varr. Sipas dedektivëve, Kathryn e ka djegur trupin e vajzës  kurse hirin e ka fshehur dhe nuk pranon të flasë në lidhje me këtë çështje.

Komento