Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këtë herë Rihanna kërcen me Luan Zhegun (bllofi mediatik i radhës)

(Video) Këtë herë Rihanna kërcen me Luan Zhegun (bllofi mediatik i radhës)
May 09
19:18 2016

Është bërë e modës tashmë që një lajm ‘ekskluziv’ i një gazete të merret me metodën avangarde të gazetarisë – ‘copy-paste’, për të nisur kështu vallen e klikimeve, pa i kushtuar fare rëndësi vërtetësisë së lajmit!

E njëjta gjë ka ndodhur edhe këto ditë, ku lajmi se e famshmja Rihanna ka qenë duke kërcyer në studion e saj të regjistrimit një këngë të Era Istrefit bëri xhiron e çdo portali brenda apo jashtë kufijve!

Sigurisht që është arritur qëllimi primar i marrjes së klikimeve, ama a lejon kjo që të postohet çdo gjë që thuhet? A duhet bërë lajm edhe kur në të vërtetë nuk ekziston?

Interesantja është se përveç faktit që gjithnjë e më pak lexuesi po e seleksionon ‘informacionin’ që do të marrë, është po ai që në një lajm si i mësipërmi arrin deri në kritikat ndaj Era Istrefit, kur në të vërtetë ajo është e vetmja e pafajshme në këtë mes!

E kemi kuptuar se Era është ndër të paktat këngëtare të reja që nuk kërkon ta fryjë suksesin e saj me gjë tjetër veçse me këngët apo me kontratat e saj. Janë pikërisht mediat ato të cilat përhapin ‘viruse’ të tilla për të futur publikun në kurth.

Për këtë arsye Blitz.al ka krijuar videon e mëposhtme, për të treguar se sa e thjeshtë është të marrësh copëza për të krijuar një ‘ekskluzive’ të pavërtetë, që mund të përhapet kudo, sa hap e mbyll sytë.

I kërkojmë ndjesë Luan Zhegut për këtë bashkëpunim pa leje, me kërcimin e Rihanna-s të vitit 2013, i cili u përfol këto ditë si ‘shoqërues’ i këngës së kënduar nga Era Istrefi, që në fakt është publikuar vetëm 2 muajt e fundit të këtij viti…

Shperndaje