Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kriza ekonomike prek edhe “tezet” e Hollywood-it

March 23
14:28 2016

Është tashmë e prekshme kriza ekonomike që ka përfshirë pjesën më të madhe të globit, ama nuk do t’i kishte vajtur mendja askujt se kjo krizë do të arrinte deri në majën e Hollivudit, aty ku çdo vit qarkullojnë miliarda lekë. Nuk e besoni?

Aktorja simpatike Reese Witherspoon ka hedhur në profilin e saj në Facebook një foto teksa fryn qirinjtë e ditëlindjes së 40-të, përkrah mikeshës Nicole Kidman. Deri këtu gjithçka duket normale: dy bukuroshe, dy shoqe të lumtura, torta, qirinj… dhe atmosfera e këndshme. Ama, pikërisht kjo atmosferë e këndshme ka më shumë nuancat e një darke “të vakët” sesa hollivudiane, siç jemi mësuar gjithmonë t’i shohim! Larg luksit të zakonshëm, dy “tezet” – tashmë edhe Reese futet në grupin e të 40-ave, si Nicole, – e presin ditëlindjen në një kënd të thjeshtë, aq sa të bën të mendosh se dikush aty ka dashur të kursejë.
Të jenë vallë arsyet ekonomike ato që pasqyrohen në foto? Nuk është aspak për t’u hedhur poshtë kjo teori, sidomos në këtë periudhë që çështjet ekonomike janë në rend të ditës. Gati na vjen keq sa herë i rikthehemi fotos, sidomos kur sjellim ndërmend atë që ndodh në klubet e Tiranës çdo javë: alkool pambarim, miliona lekë të hedhura nëpër të ashtuquajturat “VIP Area”-t që edhe vetë yjet e Hollivudit do t’i kishin zili! Kot nuk thonë politikanët tanë që Shqipëria ka gjithmonë zhvillim nga ana ekonomike.

Është momenti të përfitojmë e të tërheqim drejt vendit tonë sa më shumë “hollivudianë” e jo vetëm…
Ndërkohë, i urojmë Reese Witherspoon-it jetë të gjatë e me sa më shumë para!

...

...
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje