Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni ushqimet që shkatërrojnë jetën tuaj seksuale pa e kuptuar

Zbuloni ushqimet që shkatërrojnë jetën tuaj seksuale pa e kuptuar
June 10
19:37 2019

Nëse trangulli, avokado, shalqiri apo xhenxhefili sugjerohen për të pasur një jetë të kënaqshme seksuale, ka dhe ushqime që duhet t’i shmangni.

Pijet e gazuara
Jeta juaj seksuale shkatërrohet nga pijet e gazuara. Ato ndihmojnë në dehidrim të shpejtë, obezitet dhe zhvillimin e kariesit dentar. Kjo nuk ndihmon për të stimuluar as libidon tuaj, as të tjetrit. Sheqeri është ndoshta armiku juaj më i madh: shkencëtarët shpjegojnë që insulina, niveli i sheqerit në gjak dhe hormonet seksuale janë të lidhur ngushtë. Një çekuilibrim i nivelit të sheqerit çon në uljen e hormoneve të kënaqësisë dhe rrjedhimisht një shkatërrim të ngadaltë të jetës suaj seksuale. Gjithashtu, një përbërës aromatik në pijet tonike apo energjike,ndikon në pakësimin e nivelit të testosteronit.

Drithërat që konsumoni në mëngjes
E pabesueshme, por e vërtetë! John Harvey Kellog, personi që krijoi drithërat e të njëjtit emër ishte një doktor në sanatorium dhe një praktikues i “të hequrit dorë nga seksi”. Kështu ai krijoi drithërat, të cilat të përziera me sheqer dhe vitamina, nuk ju çojnë në një jetë seksualisht të kënaqshme. Pra mesa duket, duhet të zgjidhni mes kënaqësish.

Alkooli
Është armiku numër 1. Alkooli pakëson prodhimin e testosteronit- të pranishëm në gra dhe burra- që rrezikon kënaqësinë seksuale. Konsumimi i tepruar i tij shkakton depresion dhe simptoma psikologjike që nuk jua lehtësojnë punën në marrëdhënie.

Shumë kafe
Të pish 5-6 filxhanë kafe çdo ditë dëmton gjendrat adrenale, që prodhojnë hormonet e stresit. Një ose 2 filxhanë në ditë janë mjaftueshëm nëse doni të mbani një balancë seksuale harmonike.

Menteja
Harrojini karamelet me mente. Mentoli sjell shumë dobi, por prezenca e tij në mentet natyrale ul prodhimin e testosteronit dhe rrjedhimisht libidon.

Ëmbëlsuesit artificialë
Të gjithë ëmbëlsuesit artificialë përbajnë aspartam, që ndalon çlirimin e serotoninës në trup. Ky hormon rrit libidon dhe tërheqjen seksuale, por gjithashtu kontrollon dhe humorin. Pikërisht mungesa e serotoninës shkakton dhimbje koke, irritim dhe madje depresion.

Ushqimet e konservuara
Ajo çka është e “dëmshme” në ushqimet e konservuara është sasia e madhe e natriumit, gjë që do të çojë në pakësimin e rrjedhjes së gjakut në trup. Të hash ushqime të tilla mund të ulë nivelin e kaliumit dhe rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale. Dhe rrjedhimisht, sjell humbjen e forcës tek to.

Soja
Pitoestrogjenët në sojë konsiderohen substanca që ndikojnë në çekuilibrin hormonal tek meshkujtë dhe femrat.

Djathë i shkrirë
Do të ishte mirë që të shmangnit të gjitha ushqimet e procesuara, sidomos djathin që shitet në supermarkete dhe që është bërë nga qumështi i lopës. I përzier me antibiotikë dhe hormone për rritjen artificiale, do të çlirojë shumë “ksenoestrogjen” në trupin, që pakëson kënaqësinë seksuale dhe shkakton mosfunksionim normal seksual.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje