Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Varësia nga seksi

Varësia nga seksi
December 14
12:06 2016

A është e mundur që të jemi të varur nga seksi?

Terapistët i japin përgjigje të ndryshme kësaj pyetjeje. Disa mendojnë se seksi është diçka thuajse jetike për trupin e njeriut, ndërkohë që disa të tjerë nuk e shohin aq shumë të domosdoshëm.

Sipas disa terapistëve, varësia nga seksi mund të jetë për shumë persona njësoj si varësia nga droga për trupin.

“Për mua varësia nga seksi është një mit”,- thotë psikoterapisti Joe Curt, duke shtuar se fiksimi te seksi mund të jetë një lloj diagnoze, por nuk mund të cilësohet më  varësi, siç ndodhte rëndom 30 vite më parë kur filloi të diskutohej ky fenomen publikisht.

Një tjetër terapist, Robert Weiss, thotë për CNN se për shumë persona nuk ka rëndësi çfarë lloj seksi bëjnë, më kë e bëjnë apo ku e bëjnë. Sipas tij, për ta e rëndësishme është thjesht të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Varësia nga alkooli, droga, kumari sipas specialistëve mund të jetë thuajse e njëjtë me varësinë nga seksi.

Ky shqetësim ka marrë jetë që në vitet 1980, kur Patrick Carnes publikoi librin “Jashtë hijeve”, që fliste pikërisht për varësinë nga seksi dhe shfaqjen e sjelljeve seksuale në publik.  /Blitz.al/

Shperndaje