Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Të bësh seks me ishin? Ja çfarë thonë ekspertët

Të bësh seks me ishin? Ja çfarë thonë ekspertët
May 22
21:56 2019

Ndodhi që u ndave. Por të mungon diçka nga ishi: seksi. A është gabim apo nuk përbën problem të kalosh disa netë me të? Ndonëse zgjedhja është subjektive, dhe përballuni vetë me pasojat, ja çfarë thonë ekspertët për këtë çështje.

Rastet kur të bësh seks me ishin është një gjë e mirë…

  1. Friends with benefits

Është djali që jua njeh shumë mirë trupin, e di çfarë ju pëlqen dhe di si t’ju bëjë të kënaqeni dhe në vetëm 5 minuta. Nëse mund ta lini mënjanë bagazhin emocional dhe të mbani një shoqëri (me seks brenda dhe shumë respekt), atëherë pse jo?

“Kjo mund t’ju ndihmojë të dyve të keni një partner seksual që e njihni dhe e besoni, sidomos nëse nuk jeni gati për një lidhje të re.”- shprehet terapistja e seksit Rhoda Lipscomb.

  1. Mund t’ju ndihmojë ta kuptoni çfarë ndodhi dhe ta mbyllni përfundimisht.

“Një të fundit përpara se të mbyllni marrëveshjen.”- shprehet Dara Bushman, psikologe klinike.

  1. Keni besim tek ta

Ndoshta “one night stands” nuk funksionojnë për ju dhe kënaqësia nga vetja nuk ju mjafton… Atëherë seksi me dikë me të cilin ndihesh rehat shpesh ka efekte pozitive.

“Ka një nivel rehatie dhe besimi nga historia juaj që mund të mos jetë e pranishme me partnerin e ri.”- shprehet ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve Megan Stubbs.

Rastet kur të bësh seks me ishin mund të mos jetë gjëja e duhur…

  1. Mund të ndikojë në lidhjen tuaj emocionale

Shkencërisht, kimikatet që çlirohen gjatë dhe pas seksit bëjnë të krijohet dhe një lidhje emocionale. “Oksitocina zgjat më shumë në trupin e një gruaje sesa të një burri, kështu që gratë mund të ndiejnë një lidhje emocionale më të thellë të formohet sërish, ndërkohë që burrat jo.”- tregon Rachel Wright.

  1. Po shpreson të ndryshosh situatën

Fakt: Të flesh me dikë nuk do i bëjë ata që papritur të duan të kthehen sërish me ju.

“Kur një partner e ka lënë pas lidhjen dhe tjetri jo, të bëni seks mund të krijojë një optimizëm jo të logjikshëm për partnerin që ende nuk është shkëputur.”- shprehet terapistja e seksit, Stefani Goerlich.

  1. Ata po shpresojnë të ndryshojnë situatën

“Të vazhdoni të bëni seks me ta vetëm do i japë arsye që të përpiqen më shumë dhe t’ju manipulojnë për t’i dhënë një shans tjetër.”- tregon Lipscomb.

  1. Keni vështirësi t’i lini gjërat pas.

“Seksi ndërhyn në procesin e të lënit gjërat pas. Seksi me ishin e zgjat kohën në të cilën ju jeni emocionalisht jo gati për një lidhje të re.”- shprehet Mark Sharp, psikolog klinik.

Prandaj përpara se të bëni seks me ishin mendoni:

  1. A je e varur nga ai?
  2. A jeni dakord të dy që ndarja ishte një gjë e mirë?
  3. A do ende të kthehesh me të?
  4. A duan ata të kthehen me ty?

Gjithashtu diskutoni me ish-partnerin pritshmëritë që keni, ndjenjat që keni për njëri-tjetrin në atë moment, nëse do jetë seks veç për një natë apo vazhdimisht dhe nëse po dilni me njerëz të tjerë. Dhe mos harroni më kryesoren: bëni qejf!

/Blitz.al/

Share