Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si po ndryshon pornografia breza të tërë të rinjsh?

Si po ndryshon pornografia breza të tërë të rinjsh?
August 06
16:09 2016

Të shohësh një marrëdhënie seksuale normale ose dy njerëz të përfshirë në një marrëdhënie sensuale të kënaqshme dhe reale mund të mos jetë e dëmshme, madje mund të jetë një ide e mirë.

Por industria pornografike me vlerë 97 miliardë dollarë ka një mendim tjetër (dhe qëllim): të eksitojë meshkujt shpejt dhe fort për të marrë përfitimin monetar. Gjë që konsiston në erotizimin e degradimit të femrës.

Një studim lidhur me sjelljen në skenat e filmave për të rritur, 90% e 304 skenave të zakonshme përmbajnë dhunë fizike ndaj femrave, të cilat, gati në të gjitha rastet, nuk bëjnë rezistencë ose japin pëlqimin e tyre lidhur me aktivitetin. Skenat bëhen akoma më “tinëzare” kur këto femra u luten partnerëve të ndalojnë, por për çudi e pranojnë dhunën dhe fillojnë ta shijojnë seksin, paçka se ai mund të jetë tepër i dhimbshëm.

40% e fëmijëve nga mosha 10-17 janë të ekspozuar ndaj pornografisë online. Problemi qëndron në faktin se fëmijët, madje edhe studentët, mësojnë dhe mësohen me idenë se femra dhe seksualiteti i saj ekziston vetëm për të kënaqur meshkujt dhe se ajo është thjesht e varur nga dëshirat e meshkujve.

Përveç kësaj, ka hamendësime se pornografia ka ndikuar në liberalizimin e mendimit. Meshkujt heteroseksualë, që janë shikues të rregullt të pornografisë, janë më të predispozuar të jenë dakord me martesën mes personave me të njëjtën gjini sesa ata që nuk shohin porno. Nga ana tjetër, ata janë më pak të prirur të përkrahin lëvizjet pro-femrave.

Ndoshta sepse pornografia e lidh agresionin me seksin, femrat që ndjekin porno janë më pak të afta për të ndërhyrë kur janë dëshmitare të akteve të tilla në jetën reale e për pasojë kanë më pak mundësi për të kuptuar se kur rrezikohen edhe vetë nga sulmet seksuale. Kjo gjë sjell padyshim shfrytëzim dhe abuzim të vajzave të çfarëdolloj moshe, qoftë nga një person apo nga shumë.

“Pornografia ka një efekt të tmerrshëm në atë që vajzat e reja besojnë se duhet të duken gjatë aktit seksual”, – tregon Leslie Bell, psikoterapiste dhe autore e “Hard to Get”.

Duke qenë se shumica e përdoruesve të faqeve me përmbajtje materialesh pornografike janë djem, mundësia që këta persona t’i diskriminojnë femrat e t’i shohin si lodra seksi është tejet e madhe. Ndërkohë, pornografia te të rinjtë adoleshentë, pra nga mosha 10-17, është akoma më e dëmshme pasi ideja dhe kuptimi mbi seksin është 360 gradë ndryshe nga ajo që është në të vërtetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje