Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si është në shtrat? Jua tregon horoskopi

Si është në shtrat? Jua tregon horoskopi
March 28
20:44 2019

Astrologjia mund të të thotë shumë për atë që je, çfarë po ndodh me jetën tënde, apo dhe marrëdhëniet që krijon.

Në fakt, nëpërmjet horoskopit mund të zbuloni dhe për jetën tuaj seksuale apo si është partneri i ardhshëm në shtrat. Çfarë thuhet në yje, jua tregojmë ne.

Cilat shenjat bëjnë më shumë seks? Ujori! Pastaj vjen Demi, Peshqit, Virgjëresha dhe Luani.

Kush ka më shumë partnerë seksualë? Virgjëresha! Pastaj vjen Dashi, Demi, Luani dhe Peshqit.

Kush është më i kënaqur me jetën seksuale? Ujori! Pastaj Bricjapi, Peshorja, Dashi dhe Demi.

Por çfarë thuhet për secilën shenjë?

Ujori

Të dashur emocionues dhe të paparashikueshëm. Një plus tjetër? Ujori zakonisht i qëndron besnik partnerit.

Peshqit

Të dashur të sjellshëm dhe emocionalë që jetojnë për të kënaqur partnerin e tyre. 3 në 5 Peshq preferojnë të (zh)vishen në dhomën e gjumit.

Dashi

Kjo shenjë preferon seksin e drejtëpërdrejtë dhe pa shumë zbukurime paraprake. Mos prisni që të rrinë më pas për përqafime apo t’i kushtojnë shumë kohë “foreplay”-t.

Demi

“Të shpejtat” nuk janë për ta. Të dashur pasionantë që duan kohën e tyre për të eksploruar trupin e partnerit. Sipas disa sondazheve, janë shenjat që blejnë më shumë lodra seksi se të tjerat.

Binjakët

Shenja që i dedikohet plotësisht qejfit, seksit të lehtë me të qeshura. Për ta seksi jo domosdoshmërisht duhet të nënkuptojë dashuri.

Gaforrja

Ata preferojnë që të kenë një lidhje të fortë emocionale përpara se të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe janë shenja më sensuale e horoskopit.

Luani

E dashurojnë të jenë qendra e vëmendjes. Jepini komplimente dhe fjalë konfirmuese se po ju pëlqen.

Virgjëresha

Të dashur të zelsshëm që synojnë perfeksionin dhe në dhomën e gjumit. Jo surpriza për ta, preferojnë që edhe gjërat “dirty” t’i bëjnë në mënyrën më teknike të mundshme.

Peshorja

Të dashur të afrueshëm e kreativë. Seks do të thotë të ndash gjëra me ta e të lidhesh emocionalisht e fizikisht.

Akrepi

Intensivë, emocionalë, pasionantë,dhe pak misteriozë, Akrepi mund të kthehet shpesh në posesiv dhe të ketë një uri seksuale të paparashikueshme.

Shigjetari

Kjo shenjë preferon më shumë një seks të shpejtë, duke qenë se e urrejnë rutinën dhe mërziten shpejt.

Bricjapi

I pëlqen struktura dhe ndihen krenarë kur janë të dashur të rregulltë. Por pavarësisht gjithë planfikimit paraprak, janë të paparë dhe në eksperimentim.

/Blitz.al/

 

Share