Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqetësoheni për sasinë e vogël të spermës? Mjekët tregojnë se si ta rrisni sasinë e saj në mënyra shumë të thjeshta

Shqetësoheni për sasinë e vogël të spermës? Mjekët tregojnë se si ta rrisni sasinë e saj në mënyra shumë të thjeshta
November 14
23:24 2017

 

Shumë djem shqetësohen për sasinë e spermës dhe me të drejtë sepse në momentin që nuk ke një sasi të konsiderueshme të saj gjatë ejakulimit kjo kthehet në shqetësuese për shëndetin në radhë të parë dhe për prishjen e kënaqësisë së aktit seksual në radhë të dytë.

Por Organizata Botërore e Shëndetit ka dalë në përfundimin se në fakt eksizojnë disa mënyra shumë të thjeshta e natyrale, që kanë të bëjnë më së shumti me rutinën e përditshmërinë tonë, që mund të rrisin sasinë e spermës tek meshkujt.

Djem, në mënyrë që të mos kaloni menjëherë tek marrja e ilaçeve dhe pilulave të ndryshme për këtë shqetësim, në këtë artikull gjeni mënyrat natyrale se si do të ndikojnë në përmirësimin e spermës tuaj.

  • Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mirë
  • Reduktoni sasinë e stresit
  • Mos konsumoni cigare
  • Mos konsumoni rregullisht alkool (por vetëm në raste të caktuara festash)
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe për ndonjë shqetësim shëndetësor, mirë është të mos kryeni marrëdhënie seksuale në atë periudhë.
  • Merrni vitaminë D dhe kalcium
  • Ashëagandha (bima indiane që mund ta konsumoni si çaj)
  • Konsumoni më shumë produkte ushqimore antioksidante
  • Konsumoni ushqime që përmbajnë yndyrë të mirë si omega-3 dhe omega-6.
  • Ulni përdorimin e ushqimeve të shpejta
  • Kini kujdes nga ekspozimi i organeve gjenitale në natyrë si pasojë e infeksioneve të mundshme
  • Mos konsumoni shumë produktet e sojës
  • Rrisni sasinë e zinkut në trup

/Blitz.al/

Shperndaje