Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seksi pas shtatzënisë, ja çfarë ju ndihmon

Seksi pas shtatzënisë, ja çfarë ju ndihmon
April 23
18:39 2016

Vagina është pjesa më kontradiktore e anatomisë së një femre. Pjesa më private e trupit femëror është burimi i kënaqësisë më të madhe, por edhe e turpit. Vagina është një pjesë e trupit që e ndiejmë si pronë tonën dhe këtë gratë e thonë shpesh pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale apo pas lindjes së fëmijëve.

“Gjendja ime pas lindjes së fëmijës ishte stresuese,  pasi kisha dëshirë të kryeja marrëdhënie por nuk mundesha. Kjo deri në momentin që mora një e-mail në lidhje me “Elvie”-n, një vegël e re që ju ndihmon të “punoni” me pjesën e legenit. “Elvie” është një instrument në formë veze, që ka një bisht të gjatë. Ai është i mbështjellë me një material silikoni të papërshkueshëm nga uji dhe ka të ngulitur brenda një sensor të lidhur me bluetooth me celularin tuaj. Kur bateria e “Elvie”-t përfundon mund të  karikohet me anë të induksionit, që do të thotë se pajisja nuk hapet. “Elvie”-n mund ta blini për 199 dollarë”,- ka thënë një përdoruese e produktit.

Dobësimi i muskujve të legenit mund të ketë efekt negativ në jetën tuaj seksuale, pasi ata muskuj janë përgjegjës për kontraktimin gjatë aktit dhe kur janë në gjendje jo të mirë, orgazmat janë të dobëta. Kur e forconi këtë zonë të trupit, është më e lehtë të kryeni marrëdhënie dhe të arrini kënaqësi, jo vetëm për ju por edhe për partnerin.

“Pas tri javësh me “Elvie” mund të them se tri minutat me të janë bërë pjesë e këndshme e rutinës sime në mbrëmje.  Duke bërë dy raunde çdo mbrëmje mund të shihni rezultate, madje edhe kur urinoni. Ndihem mirë kur kryej marrëdhënie seksuale. Por rezultati im i preferuar është mënyra se si “Elvie” ka zbuluar disa nga misteret e vaginës sime. Gratë dhe burrat e shohin anatominë e femrës si një enigmë. Shumë nga “detyrat” e vaginës ndodhin brenda trupit, fshehur nga aftësitë tona vëzhguese, duke e konsideruar deri në një farë pike si organ mistik. “Elvie” më ka njohur me një anë tjetër të vaginës, me një marrëdhënie të qartë shkak-pasojë që të fal një ndjenjë shumë të mirë”, – ka përfunduar përdoruesja.

 

Shperndaje