Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa paguhet një pornostar? A mund të bëni një jetë fitimprurëse duke bërë seks në ekran?

Sa paguhet një pornostar? A mund të bëni një jetë fitimprurëse duke bërë seks në ekran?
September 08
11:47 2017

Të jesh një pornostar ndoshta nuk mund të jetë lloji i punës për të cilën do të flisnit me krenari kur të shkonit në shtëpi apo me miqtë tuaj, por rezulton se më i kënaqur nga të gjithë për këtë do të jetë portofoli juaj. “The Independent” ka folur me Derek Hay, ish-ylli  i pornografisë dhe themelues i “LA Direct Models”, i cili përfaqëson një numër të madh të interpretuesve kryesorë të kësaj industrie.

Sipas Derek, paratë që pornostarët fitojnë ndryshojnë nga njëri te tjetri e kjo ndikohet nga mënyra  si menaxhohet gjithçka nga agjentët e tyre, por edhe faktorë të tjerë. Për shembull, sipas tij,  pornostaret femra që kryejnë marrëdhënie seksuale me një interpretues mashkull në një skenë zakonisht fitojnë rreth 1 mijë dollarë. Kjo skenë, por me protagoniste dy femra ka një çmim më të ulët, rreth 800 dollarë ose edhe më pak.

Megjithatë, ekzistojnë edhe çmime premium që shkojnë deri në 1600 deri në 5000 dollarë, të cilat paguhen kur interpretuesi bën një veprim seksual i cili nuk është filmuar më parë apo marrëdhëniet me disa partnerë. Pornografia është një nga industritë e vetme ku të ardhurat e femrave janë, mesatarisht, shumë më të larta se homologët e tyre meshkuj. Megjithatë, sipas Derek meshkujt gjithnjë e më shumë tentojnë të punojnë më shumë se gratë. Derek vë në dukje se edhe yjet më të famshëm të pornografisë nuk fitojnë aq shumë sa mund të mendojnë shumë njerëz.

“Nuk mendoj se bëjnë më shumë se një gjysmë milioni në vit. Edhe nëse fitojnë 300 apo 400 mijë në harkun kohor prej një viti, atëherë mendoj se janë mjaftueshëm”,- shprehet Derek./Blitz.al/

Shperndaje