Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse të besuarit në shpirtin binjak ju shkatërron jetën seksuale

Pse të besuarit në shpirtin binjak ju shkatërron jetën seksuale
November 11
19:35 2016

Shumë persona besojnë se gjetja e partnerit është jetësore: me të, ata mund të kalojnë dhe plotësojnë jetën. Madje, ka nga ata që qëndrojnë vetëm për një kohë të gjatë derisa të gjejnë shpirtin binjak.

E dinit se kjo pritje apo edhe gjetja e shpirtit binjak është e dëmshme për jetën seksuale?

Është e thjeshtë!

Në një studim të publikuar në Revistën e Psikologjisë Sociale dhe të Personalitetit, studiuesit kanë treguar se pritja për partnerin e zemrës është e dëmshme për jetën tuaj seksuale dhe kjo është vërejtur nga studimi i 1,900 meshkuj dhe femrave homoseksuale dhe heteroseksuale.

“Personat që presin fatin janë të predispozuar të përdorin marrëdhënien seksuale si barometër për të matur se sa mirë po shkon marrëdhënia e tyre në çift. Dhe ata besojnë se problemet në shtrat janë edhe problemet në lidhje (edhe e anasjella)”, – kështu ka thënë dr. Jessica Maxwell, e cila ka vënë theksin te paaftësia e këtyre personave për të eksperimentuar dhe për ta zhvilluar seksin dhe aftësinë e tyre në shtrat akoma më tej.

“Nëse je i fiksuar për të gjetur partnerin apo partneren e jetës, atëherë nuk do të jesh i aftë për të zhvilluar aftësinë seksuale dhe kjo nuk është gjë e mirë për marrëdhënien seksuale”, – e ka mbyllur prezantimin e saj dr. Maxwell. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje