Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdorimi i sheqerit ju dëmton jetën seksuale

Përdorimi i sheqerit ju dëmton jetën seksuale
March 18
16:51 2016

Historikisht, çokollata është konsideruar si një nxitës seksual. Është e vërtetë që kakaoja ka veti që ju bën aktivë, por nuk duhet të mashtroheni nga çokollatat në formë zemre, të cilat përmbajnë më shumë sheqer se kakao. Sheqeri  ndikon në jetën tuaj seksuale.

  1. Ndiheni të lodhur kur konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri

Pankreasi fillon të prodhojë insulinë më tepër dhe duke u përpjekur të menaxhojë nivelet e glukozës rezulton rënia e sheqerit në gjak.

2. Sheqeri i tepërt kthehet në yndyrë

Kur hani ushqime me sheqer, mëlçia mbledh sheqerin e tepërt dhe e kthen atë në yndyrë. Prodhimi i tepërt i yndyrës detyron mëlçinë të mos funksionojë hormoni i seksit Globulin. SHBG është një gjen që prodhon proteinë. Estrogjenet dhe testosteronet kanë nevojë që proteina të funksionojë. Seksi është i ndikuar nga estrogjenet dhe testosteronet. Por kur SHBG nuk funksionon edhe hormonet ndalojnë së punuari. Kjo shkakton ulje të energjisë dhe shterpësi.

3. Përdorimi i shumtë i sheqerit shkakton thatësi vaginale

Nivelet e larta të sheqerit shkaktojë thatësi vaginale dhe kjo jo vetëm që zvogëlon kënaqësinë, por mund të shkaktojë edhe një marrëdhënie të dhimbshme.

4.Sheqeri shkakton infeksione bakteriale

Niveli i lartë i sheqerit krijon një mjedis të përsosur për bakteret, shton rrezikun e zhvillimit të një infeksioni në rrugët urinare, infeksione të traktit apo fshikëzës.

5. Konsumimi i shumtë i sheqerit sjell dëme nervore

Nivelet e larta të sheqerit të gjakut fillojnë të dëmtojnë nervat. Nevropatia shkakton mpirje, ndjesi shpimi, dhimbje gjymtyrësh,  prandaj problemet me këmbët janë aq të zakonshme për njerëzit me diabet. Sheqeri mund të shkaktojë nevropati të legenit që ndikon në funksionet seksuale.

6. Sheqeri ju ul vetëbesimin

Nivelet e energjisë, të humorit, kontribuojnë në nivelet e besimit. Kthesat janë seksi, por në qoftë se ndiheni keq nuk gëzoheni në qoftë se hani ushqime me sheqer. Kështu që mos bini në kurthin e sheqerit.

 

Etiketimet
Shperndaje