Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një lidhje të hapur? Duhet të dini patjetër këto gjëra përpara se të merrni vendimin

Një lidhje të hapur? Duhet të dini patjetër këto gjëra përpara se të merrni vendimin
November 28
19:06 2018

Një lidhje e hapur nuk është një koncept i ri, por njëkohësisht nuk është dhe aq i përhapur. Nëse po mendoni të hapni lidhjen tuaj dhe të filloni një të tillë, mund të duket e panjohur apo e frikshme. Epo ju duhet të dini vetëm këto gjëra dhe më pas ndërmerrni hapin e rëndësishëm.

Mësoni diferencën mes të qenit poligam dhe të qenit në një lidhje të hapur
Nëse ndiheni të përmbushur nga më shumë se 1 partner seksualë, por doni të angazhoheni në një lidhje vetëm me një, keni të bëni me një lidhje të hapur. Por nëse doni të keni disa partnerë me të cilët të keni jo vetëm marrëdhënie seksuale, por dhe emocionale, atëherë doni të jeni poligam. Është e rëndësishme të mos i ngatërroni këto 2 koncepte.

Mendoni përtej përfitimeve të menjëhershme për ju
Ngjan si një ide fantastike të jeni në një lidhje, por të mos keni kufizime në partnerët seksualë. Por mendoni përtej kësaj, sepse përveç jush edhe partneri ka të njëjtat të drejta. Si do ndiheshit për faktin që ai/ajo do të shkonte dhe me të tjerë?

Përpara se t’ja komunikoni partnerit, studioni situatën dhe lëreni ta kuptojë vetë
Nëse jeni në një lidhje monogame, do ishte mirë mos të shpërthenit menjëherë për këtë ide tuajën. Ndiqni hapa të vegjël, shihni një film me këtë tematikë apo dërgojini një artikull për të kuptuar se çfarë partneri yt mendon.

Përgatituni për reagimin e partnerit, çfarëdo qoftë ai
Jo rrallë mund të ndihen të lënduar apo të ofenduar. Prandaj duhet të përgatiteni për reagimin e tyre dhe të kuptoni se ndonjëherë nuk është e lehtë. Njerëzit mund të duan gjëra të ndryshme, në momente të ndryshme dhe nuk ka asgjë që nuk shkon me asnjërën palë.

Nëse vendosni ta hapni lidhjen tuaj, vendosni kufij dhe pritshmëri të qarta
Komunikimi është i rëndësishëm dhe duhet të flisni për gjërat të cilat pranoni apo jo. Mund të jeni dakord që partnerët seksualë të jenë vetëm njerëz që nuk i njihni, dhe jo miq. Mund t’i kërkoni që të mos ketë takime të tjera të vazhdueshme mes tyre. Të gjitha duhen bërë të qarta që në fillim.

Për çdo emocion të papritur që lind, komunikoni. Sidomos kur ndiheni xhelozë
Është e vërtetë që ky ishte një vendim i përbashkët, por kjo nuk do të thotë që nuk do të dalin surpriza gjatë rrugës. Nëse ndiheni keq apo xhelozë, është mirë që t’ja komunikoni partnerit dhe të gjeni një zgjidhje të përbashkët.

Jini të drejtë dhe me personat e tjerë

Pavarësisht se me ta do të keni vetëm marrëdhënie seksuale, duhet të silleni siç duhet. Shpjegojani situatën që në fillim që të mos mendojnë se do të ketë diçka më shumë mes jush.

Jini të kujdesshëm për shëndetin seksual tuajin, por edhe të partnerit.

Duke pasur shumë partnerë seksualë, është e rëndësishme të jeni gjithnjë të mbrojtur nga shtatëzënitë e padëshiruara apo edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Kujdesuni për veten, por edhe për partnerin tuaj.

Një lidhje e hapur kërkon po aq investim emocional sa një lidhje emocionale

Të hapni lidhjen tuaj nuk do të thotë që nuk keni më përgjegjësi të tilla. Duhet të jeni të pranishëm dhe të mbështesni njëri-tjetrin në përditshmëri. Ata janë ende partneri juaj kryesor.

Mos e shtyni partnerin tuaj ta marrë këtë vendim, apo ta bëni të ndihet në faj

Nëse dikush nuk e dëshiron plotësisht këtë, do të keni shumë mosmarrëveshje dhe pakënaqësi në të ardhmen. Prandaj respektoni të drejtën e tyre për të vendosur nëse vërtetë e dëshirojnë diçka të tillë.

Nuk duhet të jetë asnjëherë një mënyrë për të neglizhuar “ndarjen” që po afron

Kjo nuk është zgjidhja. Nëse keni probleme me njëri-tjetrin, një lidhje e hapur jo gjithnjë e zgjidh. Prandaj mendoni mirë për arsyet që po ju shtyjnë të merrni një vendim të tillë.

/blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje