Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse nuk keni pasur një orgazëm më parë, duhet të dini patjetër këto gjëra

Nëse nuk keni pasur një orgazëm më parë, duhet të dini patjetër këto gjëra
November 22
23:34 2018

Orgazma është një ndër kënaqësitë më të mëdha që çiftet përjetojnë gjatë marrëdhënieve seksuale. Por për arsye nga më të ndryshmet, shumë gra mund të mos kenë arritur asnjëherë në një të tillë dhe mendojnë se ka diçka që nuk shkon me to. Por terapistja e seksit Vanessa Marin ju tregon 7 gjërat që duhet të kuptoni në këto raste:

Të gjithë mund të mësojnë të arrijnë në një orgazëm
Statistikat shpesh tregojnë që 5-10% e grave nuk e kanë arritur kurrë. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të mësojnë me kalimin e kohës. Madje sipas studimeve thuhet se mund të mësohet brenda 5-6 javëve. Nuk ka asgjë që nuk shkon me ju, thjesht duhet të eksploroni dhe të kuptoni çfarë ju dhuron kënaqësi.

Në fillim, mund të mos jetë shumë intensive
Shumica e femrave tregojnë që orgazma e tyre e parë nuk ka qenë shumë “e fortë”. Madje nuk janë as të sigurta a e përjetuan vërtetë. Por kjo sipas terapistes është normale. Pas disa eksperiencave, do të arrini ta ndjeni plotësisht atë.

Mund të kërkojë praktikim
“Arsyeja kryesore pse femrat s’arrijnë orgazmën, është sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm kohë me veten tyre duke masturbuar.”- shprehet terapistja. Nuk është përgjegjësia vetëm e partnerit, sepse duhet të njihni mirë veten dhe trupin tuaj. Dhe kjo kërkon kohë dhe praktikë.

Edhe njëherë, nuk ka diçka që nuk shkon me ty
Trupi yt është në rregull, por këto teori janë shpikur nga shoqëria që vendos vazhdimisht standarde të panevojshme. Çdokush ka eksperienca të ndryshme dhe kjo është totalisht normale.

Ndoshta ka disa mendime tuajat rreth seksit me të cilat duhet të punoni
Mendimet kanë rëndësi, pasi shpesh diktojnë dhe mënyrën se si ndihemi në situata të caktuara. Nëse mendoni se partneri ju gjykon për trupin tuaj, apo se akte të tilla nuk janë të duhurat, flitini dhe me partnerin por dhe me veten.

Përshtateni siç dëshironi, pasi ka shumë teknika
Mos u dorëzoni me përpjekjen e parë apo të dytë. Dhe harrojini metodat tradicionale, pasi për njerëz të ndryshëm funksionojnë mënyra të ndryshme. Përgatisni një mjedis ku të ndiheni rehat, kërkoni informacion paraprak dhe më pas lëreni veten të lirë për të provuar gjëra të ndryshme derisa të gjeni “your thing”.
Dhe mbi të gjitha, KËNAQUNI!
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje